Sport

Daci, gjigantja e basketbollit kosovar

Edicionin e shkuar, Saranda Daci mbylli edicionin me humbje në dy finalet kryesore, atë të Kupës dhe Ligës së Kosovës.

Humbjet i përjetoi me fanellën e skuadrës së Penzës, që fillimisht u mposht nga Prishtina në finale të Kupës e më pas nga Bashkimi në finalen e plejofit për titull kampioni.

Por kjo duket e harruar tashmë. 25-vjeçarja nisi edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, me trofeun e Superkupës.

Këtë trofe, Daci (193 cm) e fitoi me fanellën e Prishtinës para pak ditësh, pasi mposhti Bashkimin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)