Me Smakiqin në portë, siguria e Niklit dhe e Kosovës është më e madhe

Me Smakiqin në portë, siguria e Niklit dhe e Kosovës është më e madhe

23 shtator 2018 08:31

Rezultatet e përfaqësueses U-21 të Kosovës në futboll, në eliminatoret e para të saj, janë shumë më të mira se rezultatet që kishte përfaqësuesja A në ciklin e parë, por edhe më të mira se të përfaqësueseve të grupmoshave të tjera.

Shpresat, që drejtohen nga Rafet Prekazi, në eliminatoret për Euro 2019 kanë mbledhur 12 pikë në nëntë ndeshjet e deritashme, ndonëse janë në një grup të fortë ku bënë pjesë edhe kampionia evropiane, Gjermania.

Kosova e ka edhe një ndeshje deri në fund të ciklit. Më 16 tetor luan në udhëtim me Izraelin.

Fushata e U-21 të Kosovës është vlerësuar shumë e suksesshme për rezultatet, por edhe më shumë për lojtarët që janë afirmuar gjatë ndeshjeve të dy vjetëve të fundit dhe për reklamën që ia ka bërë kampionatit kosovar... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme