Sport

Joshua mbetet kampion bote, nokauton Povetkinin

Descriptive Text

Anthony Joshua ka arritur të mbrojë titullin e botës në boks, duke e nokautuar në Londër sonte boksierin rus, Alexander Povetkin.

Në “Wembley” Joshua e nokautoi Povetkinin në raundin e shtatë, transmeton Koha.net.

Me këtë rast ai mbrojti titujt në peshën e rëndë në versionet IBF, WBA e WBO.

Nga ky meç Joshua do t'i inkasojë rreth 22 milionë euro, derisa Povetkin do të marrë 6.5 milionë euro.