Sport

Fabiana Bytyqi kampione e botës në boks

Fabiana Bytyqi sonte ka fituar titullin kampion bote në boks.

Shqiptarja 22 vjeçare me nënshtetësi të Çekisë për 10 runda u ndesh me britaniken Denise Castle.

Bytyqi dhe Castle u ndeshen në kategorinë atom për titullin e më të mirës në botë në nivelin WBC, raporton kp.

Me vendimin e jurisë, Fabiana Bytyqi u shpall kampione bote në boks në WBC.