Sport

Mehmedi shënon ndaj Freiburgut, por Wolfburgu pëson humbje

Wolfsburgu është mposhtur në shtëpi nga Freiburgu me rezultat 3:1, dhe të vetmin gol për nikoqirin e realizoi sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë në këtë ballafaqim dhe se janë në formë të mirë e treguan që në minutën e shtatë kur shënuan me Roland Sallain, transmeton KTV.

Rezultati u dyfishua në minutën 21-të nga Nils Petersen, ndërsa për 0:3 u përkujdes Mike Frantz. Admir Mehmedi ishte realizator i golit të vetëm për Wolfsburgun në minutën e 61-të, që e ngushtoi epërsinë në 3:1, por ishte e tëra që skuadra e tij arriti të bënte në këtë përballje.

Për Mehmedin ky ishte goli i dytë sezonal.