Sport

City po e monitoron situatën e mesfushorit francez

Descriptive Text

Tjetër mesfushor që mund të largohet nga klubi momental si transferim i lirë është Adrien Rabiot i Paris Saint-Germainit.

23-vjeçarit i skadon kontrata në verë, dhe një kalim i mundshëm mund të bëhet në Angli, pasi Rabiot një vit si tinejxher e kaloi te Manchester City para se të shkonte në Francë, dhe tani është i hapur për rikthim, transmeton KTV.

City megjithatë nuk është opsioni i vetëm për të, pasi për sigurimin e shërbimeve të tij janë interesuar edhe Juventusi e Barcelona. Mesfushori mund të largohet lehtësisht pasi PSG-ja ende nuk ka ofruar kontratë të re për të që do të ishte e pranueshme për 23-vjeçarin e mesfushës.