Sport

Tensione te KB Prishtina, përplasen Berisha e Myles

Rezultati jo i mirë në ndeshjen ndaj Donar Groningenit ka shtuar tensionet ndërmjet lojtarëve të KB Prishtinës.

Prishtina është duke pësuar pas pjesës së parë 45-24 në ndeshjen e kthimit në Holandë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas përfundimit të pjesës së parë përderisa ekipet po shkonin në zhveshtore ka ndodhur një përplasje ndërmjet Dardan Berishës dhe Divine Myles, transmeton Koha.net.

{gallery}

Prishtina ka epërsinë prej 20 pikëve nga ndeshja e parë në Prishtinë, por nëse humb me rezultat më të thellë se 20 pikë, atëherë do të eliminohet nga Liga e Kampionëve.