Sport

Kloppi deklarohet për lëndimin e Van Dijkut

Descriptive Text

Jurgen Kloppi nuk beson se ishte serioz lëndimi që e detyroi Vrigil van Dijkun të lëshojë fushën në minutën e 55 të takimit në ndeshjen ndaj Southamptonit.

Liverpooli fitoi këtë përballje me rezultat prej 3 me 0, e holandezi u zëvendësua nga Joe Gomez, transmeton Koha.net.

“Ai tashmë kishte një plagë në brinjë para sfidës me PSG-në, që është jo e rehatshme dhe sot u godit sërish aty. Nuk është diçka e mirë, por nuk duhet të jetë diçka serioze. Absolutisht gjithçka duhet të jetë në rregull, shpresojmë. Nuk kam dëgjuar ndonjë gjë ndryshe”, ka deklaruar Klopp për faqen zyrtare të klubit.