Sport

Unitedi ndan pikët me Wolvesin

Descriptive Text

Manchester Unitedi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Wolvesit.

Skuadra e Jose Mourinhos mori vetëm një pikë, duke barazuar 1 me 1, transmeton Koha.net.

Fred kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi në minutën e 18 pas asistimit nga Pogba.

Por, goli i Moutinhos i siguroi një pikë ekipit mysafir.

Pas gjashtë xhirove Unitedi mban vendin e pestë me 10 pikë.