Sport

Shaqiri fantastik nga gjuajtja e lirë por i pafat, Salah gjen golin

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Southamptonit në Premier Ligë me një paraqitje fantastike të “Të Kuqve”.

3-0 ishte rezultati i pjesës së parë, e Xherdan Shaqiri ishte pjesë e dy golave, transmeton Koha.net.

Ai ishte pjesëmarrës në golin e parë dhe të tretë. Pas një goditje të Shaqiri nga top ii devijuar Hoedt shënoi autogol. Kurse në goline e tretë që e shënoi Salah, ishte Shaqiri që ekzekutoi gjuajtjen e lirë në mënyrë të jashtëzakonshme, por ishte shtylla që ia mohoi golin, e topin e kthyer e dërgoi në rrjetë “mbreti egjiptian”.

E golin e dytë e kishte shënuar Matip.


Shaqiri i përfshirë në epërsinë e Liverpoolit ndaj Southamptonit

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Southamptonit në minutën e dhjetë në kuadër të Premier Ligës.

Në debutimin e tij si startues Xherdan Shaqiri ishte i përfshirë në epërsinë e Liverpoolit, transmeton Koha.net.

Goditja e tij u bllokua nga mbrojtësi kundërshtar, dhe më pas topin e devijuar në rrjetë e dërgoi Wesley Hoedt, që shënoi autogol.