Sport

Eliminohet edhe Nora Gjakova, në pritje të shkëlqimit të Kukës

Descriptive Text

14:35 - Nora Gjakova ka humbur rastin për medaljen e bronztë pasi është mposhtur në repechage nga jugkoreania Kwon dhe tani Kosova përfaqësohet në Botëror vetëm nga Loriana Kuka.

Kuka në rrethin e dytë të kategorisë deri në 78 kilogramë do të përballet me sllovenen Apotekar.


Eliminohet Akil Gjakova, shpresat te Nora për medalje në Botëror

12:29 - Akil Gjakova është eliminuar nga Botërori që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit dhe Kosova var shpresat te motra e tij, Nora për një medalje të mundshme.

Akili u mposht në raundin e katërt nga kazaku Smagulov ndërsa Nora Gjakova ka mundësi të garojë për medaljen e bronztë përmes repechage.


Akil Gjakova vazhdon rrugëtimin drejt medaljes së artë

11:40 - Akil Gjakova ka vazhduar rrugëtimin drejt titullit të kampionit të botës duke mposhtur hungarezin Miklos Ungvari në raundin e tretë të Botërorit që po mbahet në Baku.

Gjakova në raundin e katërt do të përballet me kazakun Smagulov.


Nora Gjakova ndal rrugën për kampione bote, shpresë për të bronztën

11:35 - Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Botërorit nga kanadezja Christa Debuchi, për të humbur mundësinë që të shpallet kampione e botës dhe tani përmes repechange synon medaljen e bronztë.


Nora Gjakova në çerekfinale të Botërorit

Nora Gjakova ka mposhtur Priscilla Gneton nga Franca, për të kaluar në çerekfinale të Botërorit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova francezen e mposhti pas kalimit të raundit të dytë ndaj Soumiya Iraoui.

Në çerekfinale Gjakova do të përballet me kanadezen Christa Deguchi.


Xhudistët Gjakova fitojnë duelet në Botëror

Xhudistët Akil dhe Nora Gjakova kanë nisur mirë Botërorin, duke siguruar fitoret e para.

Akil Gjakova mposhti Magner Mendesin nga Cape Verde në raundin e dytë të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Para pak çasteve në Baku ka fituar edhe motra e Akilit, Nora Gjakova, e cili e nisi për mrekulli takimin ndaj marokenës, Soumiya Iraoui, në raundin e dytë.

Këtë takim e fitoi Nora Gjakova, e cila ishte dukshëm më e fortë se kundërshtarja.

Gjakova e fitoi duelin -57 kg me ippon në Baku të Azerbejxhanit.

Në raundin e ardhshëm Gjakova do të ndeshet me francezen Ghneto P. ndërsa Akil Gjakova pret fituesin e duelit Bouchard – Ungvari.