Sport

Valverde në mjegull, s’ka bisedime për rinovim të kontratës

Descriptive Text

Pavarësisht se Barcelona e ka nisur në mënyrë tejet të mirë sezonin e ri, plus fakti tjetër se kontrata e Ernesto Valverdes përfundon gjatë verës, logjika më e shëndoshë është se ai do të fliste me klubin për vazhdimin e kontratës, por realiteti del të jetë krejtësisht ndryshe, transmeton KTV.

E ardhmja e trajnerit Valverde duket se është në mjegull pasi ende nuk ka bisedime për të ardhmen e tij.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve edicionin e shkuar ishte një goditje e rëndë për të, klubin dhe presidentin Josep Maria Bartomeu, që duke se i ka prishur punët me teknikun spanjoll.

Klubi ka harxhuar në afatin kalimtar të verës 125 milionë euro në transferime, por në këto gjashtë ndeshjet e para, paraqitjet e tyre kanë qenë minimale.

Valverde ka edhe një vit tjetër opsion për të vazhduar me klubin, por mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij te klubi Katalan.