Sport

A janë Modriqi, Kroosi e Casemiro, më të mirët në historinë e Realit?

Real Madridi luajti shkëlqyeshëm kundër Romës të mërkurën në mbrëmje, dhe që prej ardhjes së Luka Modriqit, Toni Kroosit dhe Casemiros te “Los Blancos” në vitin e 2015-të, mesfusha është bërë thuajse e pandalshme.

Që të tre i kanë kushtuar klubit më pak se 80 milionë euro në total, por kjo treshe mund të hyjë në më të mirën në histori të klubit, transmeton KTV.

Ndeshjen e parë së bashku e zhvilluan më 4 tetor të vitit 2015-të nën drejtimin e Rafa Benitezit, në barazimin 1:1 në derbin madrilen.

Ndërkohë në Ligën e Kampionëve, treshja luajti një muaj më vonë kur e mposhti Paris Saint-Germainin 1:0.

Arritja e Zinedine Zidaneit dhe vazhdimësia tejet e mirë e paraqitjeve të kroatit, gjermanit e brazilianit, bënë që ata të jenë në një nivel tjetër, pasi së bashku fituan tri tituj të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit e kanë dominuar Evropën për tri sezonet e fundit, dhe të katërtin e nisën në mënyrë të përkryer poashtu.