Sport

Daloti i lumtur me debutimin tek Unitedi

Mbrojtësi i krahut, Diogo Dalot është shprehur i lumtur me debutimin te Manchester Unitedi.

19-vjeçari që u transferua nga Porto gjatë verës, debutoi të mërkurën në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys.

“Ishte shumë mirë [debutimi]. Ekipi më ka ndihmuar dhe më përgatiti për këtë. Jam i lumtur për debutimin dhe fitoren. Kjo është e rëndësishme. Mendoj se ishte fitore e mirë”, ka thënë Dalot për BT Sport.