Sport

Prishtina e gatshme për fitoren e parë në “Champions”

Një mbledhje e shkurtër në zyrat e klubit, të mërkurën pasdite, i parapriu stërvitjes së fundit të klubit të basketbollit Z Mobile Prishtina para duelit me skuadrën holandeze, Donar Groningen.

Kjo përballje zhvillohet të enjten (sot, 20:00) në Pallatin e Rinisë e Sporteve në Prishtinë dhe është e para e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina po merr pjesë në "Championsin" e basketbollit për vitin e dytë rresht dhe është në kërkim të fitores së parë. Vjet humbi dy ndeshjet me Tsmoki Minskun e Bjellorusisë, por sivjet është përforcuar dhe përgatitur për tjetër epilog.

Prishtina jo vetëm që kërkon fitoren e parë, por kërkon edhe të kalojë këtë raund.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).