Vetteli nostalgjik: Do doja disa këshilla nga Schumacheri

Vetteli nostalgjik: Do doja disa këshilla nga Schumacheri

19 shtator 2018 23:47

Gjashtë gara për t’u zhvilluar deri në fund të këtij kampionati botëror dhe 40 pikë për t’u rikuperuar nga Sebastian Vetteli nëse gjermani dëshiron të bëjë ëndrrën realitet duke fituar titullin botëror me Ferrarin në këtë sezon.

Edhe pse mundësitë që Lewis Hamilton të humbasë 40 pikë avantazh në 6 gara janë fare minimale, Vetteli beson ende te titulli, transmeton SS.

“E di si fitohet, jam shpallur 4 herë kampion bote. Makina jonë është e barabartë me Mercedesin”, theksoi ish-piloti i Red Bull i cili më pas zbuloi edhe atë për të cilën do të kishte nevojë për t’u shpallur kampion. “Do më pëlqente të merrja disa këshilla nga Michael Schumacheri”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme