Këngëtari Ledri Vula bëhet nënkryetar i KB Prishtinës

Këngëtari Ledri Vula bëhet nënkryetar i KB Prishtinës

19 shtator 2018 15:44

Ledri Vula është zgjedhur nënkryetar i klubit të basketbollit Z Mobile Prishtina.

Kështu bëri të ditur kryetari i klubit të Prishtinës, Blerand Stavileci, me ç'rast tha se Vula do të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të klubit të basketbollit.

Ndërsa nënkryetari i sapo zgjedhur i klubit Prishtina, Ledri Vula, u shpreh i lumtur me emërimin e tij në këtë post.

“Jam më se i lumtur me qenë pjesë i këtij ekipi të cilin e kam pasur ëndërr që prej fëmijërisë. Unë me krejt atë që di kam me qenë 110 për qind i fokusuar për një të ardhme të mirë të këtij sporti”, tha Vula.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme