Në vitin e ardhshëm Kaçaniku bëhet me palestër të sporteve

Në vitin e ardhshëm Kaçaniku bëhet me palestër të sporteve

19 shtator 2018 15:29

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Kaçanikut, ku ka inspektuar punimet në Palestrën e Sportit.

“Një investim i MKRS, një projekt i lënë keqësisht anash në të kaluarën dhe tani kemi më një fazë krejt tjetër, një dinamikë e punimeve dhe qëllimi i vizitës është inspektimi nga afër i punimeve dhe për të kërkuar nga operatori ekonomik e cila po realizoj punimet në këtë objekt që të i intensifikoj punimet në mënyrë që këtë palestër sportive ta kemi të gatshëm në fillim të vitit 2019 në mënyrë që të rinjve të Kaçanikut, sportistëve dhe sportdashës të ua dorëzojmë këtë objekt gjigant sportiv të cilin investon MKRS. Bashkë me kryetarin dhe kompaninë u pajtuam që të kemi një shtim të intensitetit edhe në këtë pjesë të fundit të vitit aktual, MKRS do t’i rri karshi edhe me mjete financiare këtij projekti në mënyrë që ta përmbyllim në një afat rekord sepse Kaçanikut i mungon një palestër e tillë dhe sportdashësit mund ta shfrytëzojnë për shumë lloje të sportit”, tha Gashi.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi falënderoi ministrin për vizitën e tij.

Komunës së Kaçanikut i ka munguar për shumë vite një objekt i tillë pasi që sportistët tanë nuk kanë pasur mundësi deri me tani në asnjë hapësirë të zhvillojnë aktivitetet sportive.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme