Sport

Arsenali e Tottenhami vihen pas Baillyt

Skuadrat nga Premier League, Arsenal e Tottenham janë futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit Eric Bailly, i cili në janar pritet të largohet nga Manchester Unitedi.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se trajneri i Manchesterit, Jose Mourinho, nuk është i kënaqur me paraqitjet e Baillyt këtë edicion dhe 24-vjeçari do të nxirret në shitje gjatë janarit, transmeton “Koha Ditore”.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 35 milionë euro.

Bailly këtë edicion ka vetëm 180 minuta lojë te Manchesteri dhe ka humbur vendin e titullarit. Ai ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2020, kurse në “Old Trafford” është transferuar në vitin 2016 nga Villarreali për 38 milionë euro dëmshpërblim.