Sport

Barça monitoron sulmuesin Pepe

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës po e përcjellin sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka njoftuar, se Barça është e gatshme t’i bëjë ofertë ekipit francez Lille në vlerë 25 milionë euro për 23-vjeçarin.

Pepe, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Lille, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga Angersi për dhjetë milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

Pepe këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në pesë paraqitje në Ligue 1. Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2022, kurse po monitorohet edhe nga Borussia Dortmundi e Manchester Unitedi.

Ka shënuar tre gola në nëntë paraqitje me Përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.