FFK-ja për herë të parë organizon kursin për Licencën B Foto: Koha / ilustrim

FFK-ja për herë të parë organizon kursin për Licencën B

18 shtator 2018 09:42

Të hënën ka nisur kursi për pajisje të trajnerëve me Licencën B të UEFA-s, që për herë të parë organizohet nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kursi po mbahet në Banjë të Pejës, ka njoftuar FFK-ja.

Në fazën e parë, që zgjat dhjetë ditë, trajnerët kandidatë do të ndjekin ligjëratat teorike dhe punën praktike, ndërsa në nëntor është faza e dytë e kursit, kur do të mbahen edhe provimet, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kjo është një ditë shumë e veçantë. Ju jeni gjenerata e parë që vijoni kursin për licencën B të UEFA-s. Do të njiheni gjithmonë si gjenerata e parë që e ka marrë Licencën B nga FFK-ja. Duke e ditur se e keni një bazë të fortë nga kursi i Licencës C, jam i bindur se do të kaloni me sukses edhe këtë kurs”, u është drejtuar kursistëve sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Horst Krierste, ekspert i Federatës gjermane dhe Dany Ryser, përfaqësues i UEFA-s, do të ligjërojnë në kurs.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme