Futboll, xhiroja e gjashtë nis të premten Foto: Ilustrim

Futboll, xhiroja e gjashtë nis të premten

18 shtator 2018 09:14

Dueli Ballkani - Trepça '89 hap xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten (21 shtator) në Suharekë (15:45). Pas pesë xhirove të zhvilluara, Ballkani ka tubuar shtatë pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, me dy pikë më shumë se Trepça '89, që është e nënta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën: Flamurtari - Ferronikeli, Liria - Llapi dhe KeKu - Drenica. Ndërsa, ndeshjet Drita - Prishtina dhe Ferizaj - Gjilani do të zhvillohen të dielën, po ashtu prej orës 15:45. Tabelës i prin Flamurtari me 13 pikë, i ndjekur nga Ferronikeli (11) e Llapi (10).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme