Sport

Refuzohet apelimi, Neymar e Barça në gjykatë

Neymari, Barcelona dhe Santosi do të përballen me akuzën për korrupsion, pasi apeli i treshes u refuzua nga Gjykata e Lartë e Spanjës të hënën.

Rasti në gjykatë është lidhur me transferimin e brazilianit nga Santosi drejt Barcelonës.

“Santos, Barcelona, Neymar dhe nëna e tij Nadine Goncalves dhe N&N, kompania e familjes, sot kanë humbur apelin për të anuluar ngritjen e akuzës mashtrim dhe korrupsion”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë, raporton “Reuters”, transmeton Koha.net.

Transferimi i Neymarit në Spanjë në vitin 2013 ka ngjallur shumë polemika pasi hetuesit kanë gjetur se një pjesë e shumës së transferit është fshehur për t’i ikur tatimeve.