Dybala në dyshim për përballjen me Valencian

Dybala në dyshim për përballjen me Valencian

17 shtator 2018 23:30

Paulo Dybala mund të jetë mungesa e madhe e Juventusit, për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që “Zonja e Vjetër” e luan ndaj Valencias.

Reprezentuesi argjentinas pësoi një lëndim gjatë ndeshjes të dielën ndaj Sassuolos dhe ende nuk dihet nëse do të rikuperohet në kohë për të mërkurën, transmeton KP.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhezi, i cili zbulon se Dybala është trajtuar ditën e sotme për një lëndim në këmbë.

Ndërkohë për sfidën që do të luhet në Mestalla do të rikthehet Giorgio Chiellini në qendër të mbrojtjes, i cili pritet të formojë dyshen me Leonardo Bonuccin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme