Ronaldo ndihet i liruar pasi realizoi golin e parë në Serie A

Ronaldo ndihet i liruar pasi realizoi golin e parë në Serie A

16 shtator 2018 18:17

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se ishte pak i tensionuar pasi nuk po arrinte të shënonte golin e parë me Juventusin në Serie A.

Fituesit të Topit të Artë iu deshën 28 gjuajtje dhe 320 minuta për të arritur golin e parë në Serie A. Këtë e bëri në fitoren ndaj Sassuolos 2 me 1, ku realizoi dy golat.

“Jam i lumtur shumë. Nisëm mirë. Sassuolo u mbrojt mirë, por ne me performencë intensive merituam fitoren. Me të vërtetë doja të shënoja golat e parë dhe jam shumë i lumtur që gjeta rrjetën”, ka thënë Ronaldo për “SkySportItalia”. “Ky është futbolli. Më e rëndësishmja është që ekipi po fiton. Sigurisht, ishte situatë e tensionuar me të gjitha fjalët që nga kalimi prej Real Madridit dhe që nuk po shënoja, andaj kishte shumë pritje këtu, por falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen e dhënë. E di se po punoj shumë dhe ishte vetëm çështje kohe. Po adaptohem mirë me futbollin italian”.

Ronaldo ka shtuar se Liga e Kampionëve është gara favorite e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme