Unitedi s’lejoi Mourinhon ta transferonte Bonuccin

Unitedi s’lejoi Mourinhon ta transferonte Bonuccin

14 shtator 2018 18:05

Trajneri portugez Jose Mourinho në afatin kalimtar të verës e donte në radhët e veta mbrojtësin italian Leonardo Bonucci, megjithatë transferimin e tij e bllokoi Manchester Unitedi, raporton The Sun.

Mourinho e donte në radhët e veta një qendërmbrojtës me përvojë, dhe Bonucci ishte në listën e tij të ngushtë, transmeton Koha.net.

Megjithatë Unitedi nuk ka lejuar pasi besonte se Bonucci nuk vlente aq shumë para sa kërkonte Milani, që më pas e shiti atë te Juventusi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme