Prishtina përforcohet me fundorin amerikan Myles

Prishtina përforcohet me fundorin amerikan Myles

14 shtator 2018 15:17

Klubi i Prishtinës ka kompletuar transferimin e fundorit Divine Myles që vjen si përforcim për garat evropiane dhe vendore.

Në njoftimin e klubit Myles përshkruhet se ka lojë të gjithanshme në të gjitha repartet dhe se shquhet për depërtime, pasime, kërcime dhe precizitet.

“Në anën tjetër, atleticizmi si dhe persistenca e tij që gjithnjë të jetë përballë lojtarit kundërshtar e bëjnë Myles-in lojtar shumë të mirë në mbrojtje”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Myles është 21-vjeçar, i gjatë 180cm. Karrierën e tij e filloi dhe e përfundoi tek kolegji Stentson (NCAA).

Vitin e fundit të kolegjit e përfundoi me këto statistika: 31 lojë, 16,8 pikë për lojë, 4,5 kërcime për loje, 4,2 asistime për lojë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme