Evertonit pritet t’i hiqen pikë shkaku i emërimit të Silvas

Evertonit pritet t’i hiqen pikë shkaku i emërimit të Silvas

14 shtator 2018 15:11

Evertonit pritet t’i hiqen pikë shkaku i interesimit pa leje për Marco Silvan derisa ishte menaxher i Watfordit.

Klubi nga Liverpooli është akuzuar se ka shprehur interesim pa lejen e Watfordit për trajnerin portugez, që u largua në drejtim të Evertonit.

Silva ishte emëruar trajner i Evertonit gjatë verës, katër muaj pasi ishte shkarkuar nga Watfordi, por mënyra e transferimit të tij është duke u hetuar.

Drejtuesit e Premier Ligës janë duke kërkuar zgjidhje për këtë çështje dhe sipas “The Times”, Evertonit pritet t’i reduktohen pikë në këtë rast.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme