Challandes beson se mund ta çojë Kosovën në Evropian

Challandes beson se mund ta çojë Kosovën në Evropian

14 shtator 2018 08:44

Përzgjedhësi Bernard Challandes beson se përfaqësuesja e Kosovës mund të arrijë në kampionatin evropian të futbollit përmes Ligës së Kombeve.

Për të bërë këtë, Kosova duhet të fitojë Grupin 3 e më pas edhe plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve ku garojnë përfaqësueset më të dobëta evropiane, gjithsej 16. Kosova ka nisur me një barazim e një fitore fushatën në Ligën e Kombeve, shkruan sot Koha Ditore.

"Finalet e kampionatit evropian? Natyrisht se mund të arrijmë këtë", është titulli i gazetës së madhe zvicerane "Blick" në shkrimin për Challandesin dhe punën e tij te Kosova. Titulli është nxjerrë nga një citat i trajnerit zviceran me përvojë.

Nën drejtimin e Challandesit, Kosova nuk di për humbje e madje nuk ka pësuar as gol. Ka fituar miqësoret ndaj Madagaskarit, Burkina Fasos e Shqipërisë dhe së fundi barazoi pa gola me Azerbajxhanin dhe fitoi 2:0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja me Ishujt u luajt të hënën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme