Ndeshje spektakolare në Prishtinë, Kosova pëson nga Maqedonia

Ndeshje spektakolare në Prishtinë, Kosova pëson nga Maqedonia

13 shtator 2018 22:26

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në basketboll, me ekipin mysafir që rrëmbeu fitoren.

Ndeshjen e sotme në kuadër të parakualifikimeve për evropianin e vitit 2021 më mirë e nisi Maqedoni, që e përfundoi çerekun e parë me rezultat 16-20, transmeton Koha.net. E çereku i dytë ishte më i ngushtë 13-14 në të mirë të mysafirëve.

E Kosova ishte më e mirë në çerekun e tretë që e fitoi me rezultat prej 20-14. Ndërsa çereku i fundit i takoi ekipit mysafir, që realizoi fitore me rezultat 73-76.

I jashtëzakonshëm në përballjen e sotme ishte Dardan Berisha që realizoi 32 pikë, pati 6 kërcime e 4 asistime. E paraqitje të mirë sonte patën edhe Lis Shoshi e Erjon Kastrati, i cili pësoi një lëndim, në dukje të parë mjaft i rëndë.

E te Maqedonia më efikasi ishte Bojan Trajkovski realizoi 17 pikë, i cili pati edhe 11 kërcime e 2 asistime. Kurse u ndihmua nga Damjan Stojanovski që shënoi 15 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan në udhëtim te Rumania më 29 nëntor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme