Sport

Ajeti zyrtarizohet te klubi i ri

Merr fund dilema për të ardhmen e Arlind Ajetit. Pas ditësh të gjata pritjeje mbrojtësi shqiptar i cili shkëputi me konsensus kontratën me Torinon gjatë kësaj vere, është prezantuar si afrimi më i fundit i skuadrës së Grasshoppersit.

Arlind Ajeti rikthehet në Superligën zvicerane pas 3 sezonesh, pasi në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit, ku edhe është formuar si futbollist, transmeton SS.

Me klubin nga qyteti i Zurich, shtatlarti kuqezi ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 2 vite të tjera.

Në kampionatin helvet tashmë Arlind Ajeti do të sfidojë si kundërshtar vëllanë e tij Albian Ajeti i cili është pjesë e Baselit.