Drita në bisedime me dy trajnerë nga Shqipëria Foto: Koha / ilustrim

Drita në bisedime me dy trajnerë nga Shqipëria

13 shtator 2018 20:58

Drita hedh sytë nga tregu i trajnerëve shqiptarë për të zëvendësuar të larguarin Bekim Isufi.

Kampionët e Kosovës së fundmi kanë kontaktuar dy trajnerë me emër në futbollin shqiptar që aktualisht janë të papunë.

Bëhet fjalë për Shpëtim Duro dhe Ernest Gjokën me të parin që qëndron në pole-position për të marrë drejtimin e skuadrës nga Gjilani, raporton Supersport.

Në orët e ardhshme pritet të ketë një takim mes Shpëtim Duros dhe drejtuesve të Dritës dhe nëse palët arrijnë akordin atëherë, 58-vjeçari do të jetë trajneri i radhës nga Shqipëria që do të drejtojë një skuadër të Superligës së Kosovës.

Nëse nuk arrihet marrëveshja me Duron atëherë drejtuesit e Dritës do ta përqendrojnë vëmendjen te ish-tekniku i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme