Pronari i Palermos, Maurizio Zamparini ka deklaruar se Paulo Dybala do të largohet në janar nga Juventusi.
Dybala ishte pjesë e Palermos, para se të bashkohej me “Zonjën e Vjetër” në verën e vitit 2015, transmeton Koha.net. Megjithatë, ai ishte në stol në dy ndeshjet e fundit dhe për këtë presidenti i Palermon mendon se argjentinasi do të lëvizë drejt Spanjës.
“Sa herë që ai mbetet jashtë më bën të qaj. Ai është në stol për shkak të Allegrit. Ai do të largohet, për shkak se Juventusi dëshiron 120 milionë euro. Mendoj se në janar ai do të transferohet në Spanjë. Ai ka oferta nga Spanja dhe Anglia”, është shprehur ai për RMC Sport.
-
13 shtator 2018 00:43
-
Shpërndaje në: