Sport

Llapi “fundos” Dritën, fitojnë edhe Feronikeli, Flamurtari dhe Trepça ’89

Janë zhvilluar sot katër ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita ka vazhduar me formën e dobët në ligë, duke pësuar humbjen e tretë radhazi, transmeton Koha.net.

Ishte Llapi që e mposhti në udhëtim Dritën me rezultat prej 1 me 2. Përderisa fitore sot shënuan edhe Feronikeli, Flamurtari dhe Trepça ’89.

Hajdari e Alidemaj shënuan golat e fitores për Llapin, që shënoi fitoren e tretë rresht. Kurse për vendasit golin e vetëm e shënoi Shabani.

Feronikeli gjithashtu shënoi fitore në udhëtim te Ferizaj, 0-2. Ishin Fazliu e Da Silva që shënuan golat për t’i dhënë pikët e plota Feronikelit.

Flamurtari shënoi fitore bindëse në shtëpi kundër Lirisë, 3-1. Dy gola i shënoi Shillova për vendasit, dhe një shënoi Quansah. E golin e vetëm për mysafirët e shënoi Benishi.

Kurse në ndeshjen tjetër Trepça ’89 ishte e pamëshirshme në udhëtim te KEK-u, duke e mposhtur me rezultat prej 1 me 5. Për mysafirët shënuan Mircevski, Bujcevski, Shosho, Velinov, dhe një autogol e shënoi Vitia.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Berisha.

Tabela aktuale është kjo:

Image