Sport

Maratona e Berlinit me rekord vrapuesish

Pas pretendentit kryesor për kategorinë e meshkujve, Eliud Kipchoge dhe yllit Tirunesh Dibaba për kategorinë e femrave, më shumë se 44 000 atletë do të nisin ditën e diel maratonën e Berlinit, duke regjistruar në këtë mënyrë një rekord të ri pjesëmarrjeje, njoftuan organizatorët në ueb-in e kompetecionit.

”44.389 atlete dhe atletë janë regjistruar në listën e pjesëmarrësve të maratonës së 45-ë të Berlinit”, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp, transmeton kp.

Si çdo vit, disa atletë do të vijnë me shpresën për të thyer rekordin e botës për vrapim kryesisht të shpejtë duke përshkuar kryeqytetin gjerman, ku janë thyer gjashtë rekordet e fundit në rang botëror për kategorinë e meshkujve.

Rezultati më i mirë botëror u shënua në vitin 2014 në Berlin nga keniani, Dennis Kimeto me 2 orë e 02 minuta e 57 sekonda. Tek kategoria e femrave fronin e vendit të parë e mban britanikja Paula Radcliffe me 2 orë e 15 minuta e 25 sekonda në Londër në vitin 2003.