Sport

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë - Maqedoni

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Maqedoni, të vlefshme për para kualifikimet për Eurobasket 2021.

Shitja e biletave për ndeshjen ka filluar sot (e mërkurë) me fillim nga ora 12:00 tek obelisku “Newborn”.

Çmimet e biletave janë 2.00 euro (dy) dhe 10.00 euro (dhjetë).

Ndeshja Kosovë – Maqedoni do të luhet të enjten më 13 shtator në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2021.