Sport

“Kosova është zemra e Serbisë”, rumunët thirrje raciste ndaj shqiptarëve në Beograd

Descriptive Text

Qindra tifozë rumunë, të cilët ishin të pranishëm në stadium për të parë ndeshjen kundër Serbisë, kanë lëshuar thirrje raciste për Kosovën.

Përveç banderolave, tifozët rumunë kanë përdorur edhe thirrjet: Kosova-Serbia apo Kosova është zemra e Serbisë.

Lajmi është publikuar nga vetë mediat serbe, të cilat e quajtën mbështetje për vendin e tyre korin e 10 mijë tifozëve rumunë.

Image

Madje prej këtyre koreve, ato kanë injoruar edhe flakadanët e ndezur prej tyre, duke e cilësuar ndeshjen pa incidente, edhe pse flakadanët prej kohësh tashmë nuk lejohen në stadiume.

Për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e djeshme të vlefshme për Ligën e Kombeve, ende nuk ka një reagim zyrtar nga UEFA.

Sa i përket ndeshjes së luajtur në Beograd, ajo u mbyll me rezultatin 2-2.