Sport

Alderweireldi nuk kërkoi transferimin tek Unitedi

Mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Toby Alderweireld, ka insistuar se kurrë nuk kishte menduar për largim nga klubi, përkundër raportimeve se ishte afër kalimit te Manchester Unitedi.

Belgut i ka mbetur për pak se një vit në kontratë, por ka refuzuar raportimet se kishte tentuar largimin nga klubi dhe ka insistuar se gjithmonë është përqendruar në ekipin nga Londra.

“Të gjithë thoshin se unë doja largimin nga Tottenhami”, ka thënë Alderweireld.

“Nuk është e vërtetë. Këtë verë e kam kuptuar se Tottenhami donte qëndrimin tim. Prandaj duhej të luftoja për një vend në ekip. Është një fitore e imja përfshirja në ekipin e parë. Dua të ndihmoj Tottenhamin sa më shumë që mundem. Sa i përket të ardhmes sime çdo gjë që është thënë në media nuk është e saktë”, ka thënë veç të tjerash mbrojtësi belg.