Sport

Simeone: Atletico gati i njëjtë me Realin

Trajneri i Ateltico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se pas shitjes së Cristiano Ronaldos, ekipi i tij është afër me kualitetin e Real Madridit.

Ronaldo u largua nga Reali për të kaluar te Juventusi gjatë verës dhe gjatë karrierës me klubin spanjoll, realizoi 450 gola.

Atletico përfundoi më lart në tabelën e La Ligas dhe Simeone ka isnsituar se ekipi i tij i është afruar nivelit të Real Madridit shkaku i largimit të Ronaldos.

“Nga rezultatet nuk jemi keq nga Madridi dhe Barça, për nga karakteristikat individuale të lojtarëve, po. Pa Cristianon ne i jemi afruar nivelit të Madridit”, ka thënë Simeone për El Pardizao de Cope.