Sport

Marcelo dënohet me katër muaj burgim me kusht

Mbrojtësi anësor i Brazilit dhe Real Madridit, Marcelo, është dënuar me katër muaj burgim me kusht, si dhe është gjobitur me 750 mijë euro, për shkak të ikje të taksave, për çka u akuzua në Spanjë.

30-vjeçari nuk do të kalojë kohë në burg, pasi që ligjet në Spanjë thonë se një dënim me më pak se dy vite burg mund të kalohet në liri me kusht. Pasi që Marcelo është dënuar me vetëm katër muaj, ky ligj ia mundëson atij lirimin nga burgu, transmeton KP.

Braziliani futet kështu në lisën e gjatë të personave të përfshirë në futbollin spanjoll që janë dënuar dhe gjobitur për mashtrim tatimor. Pjesë e kësaj liste janë edhe Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Jose Mourinho.

Edhe Marcelo u shfaq sot në gjyq, ku u shpall fajtor për mashtrim tatimor gjatë viteve 2011 dhe 2013. Pasi që shkoi në seancën gjyqësore, ai arriti ta zvogëlojë dënimin me burg me kusht si dhe e uli shumën e gjobitjes.