Sport

Sociedadi vuan mungesën e Januzajt

Te skuadra e Real Sociedadit janë duke e vuajtur mungesën e mesfushorit shqiptar Adnan Januzaj.

Kështu shkruan mediumet në Spanjë. Januzaj nuk ka luajtur asnjë prej katër ndeshjeve të para të këtij edicioni.

Ai pritet t'i mungojë Sociedadit edhe në ndeshjen kundër Barcelonës, të shtunën.

23-vjeçari ka pësuar lëndim gjatë një stërvitje me përfaqësuesen e Belgjikës në Rusi.

Januzaj ishte pjesë e Belgjikës në botërorin që u mbajt këtë verë në Rusi.

Në ndeshjen e vetme të zhvilluar në botëror, kundër Anglisë, shënoi golin e fitores 1:0.

“Vendimi përfundimtar nëse Januzaj do të luajë të shtunën ndaj Barcelonës nuk është marrë, por gjithçka do të varet nga procesi i rikuperimit. Ai ka lënduar gjurin në një stërvitje gjatë botërorit. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje të këtij sezoni në Spanjë dhe me gjasë do të mungojë edhe ndaj Barcelonës. Do të jetë humbje e madhe për klubin”, shkroi "mundodeportivo".

Edicionin e kaluar për Sociedadin, në 28 ndeshje shënoi tre gola.