Sport

Futbollisti 19-vjeçar Gomis vritet me kallashnikov

Skuadra e Ligue 1 të Francës, St. Etienne, ka konfirmuar vdekjen e ish-mbrojtësit të saj, William Gomis, pasi ai është qëlluar për vdekje me armë zjarri në moshën 19-vjeçare.

Rrethanat lidhur me vdekjen e Gomisit ende nuk janë qartësuar, por raportimet në St. Etienne thonë se ai është qëlluar për vdekje në La Seyne-sur-Mer, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Është raportuar se një djalë 14-vjeçar po ashtu ka vdekur në këtë incident dhe policia ka gjetur 24 gëzhoja të plumbave të kallashnikovit në skenën e krimit.

Një nga vëllezërit e Gomisit po ashtu ka humbur jetën nga plagët e marra nga të shtënat me armë vetëm disa javë më parë.

Skuadra franceze St. Etienne në një komunikatë të hënën ka konfirmuar se Gomis ka ndërruar jetë në orët e vonshme të së dielës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)