Sport

Liga e Kombeve është pritur shumë mirë

Descriptive Text

Liga e Kombeve e UEFA-s nuk ka mundur të koordinojë më mirë ndeshjet hapëse.

Gara është krijuar për të zëvendësuar ndeshjet miqësore që ishin shumë të papëlqyera te klubet, lojtarët dhe tifozët, pasi ndërprisnin rrjedhën e ligës.

Gara që do të mbahet çdo dy vjet përfshin 55 përfaqësueset e federatave anëtare të UEFA-s të ndara në katër liga nga katër grupe, pra gjithsej 16 grupe, disa me nga tri përfaqësuese e disa me nga katër. Ndeshjet do të luhen mes shtatorit dhe nëntorit, transmeton “Koha Ditore”.

Pos ngritjeve, rënieve dhe bonuseve financiare në çdo ligë, liga A në të cilën gjenden Franca, Spanja, Anglia e Gjermania, ndër të tjera, do të përfundojë me një mini-turne me katër fituesit e grupeve në qershor, për të vendosur kampionin e ligës.

Fillimisht e pritur me skepticizëm, Liga e Kombeve ka marrë përgëzime pas ndeshjeve të para.

“Vërtet më pëlqen kjo garë. Pasi kemi ndeshje të nivelit shumë të lartë. Mund të shihni se edhe tifozët janë përkrahës të kësaj”, ka thënë seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, përfaqësuesja e të cilit përfundoi pa gola në ndeshjen hapëse të Grupit 1 të Ligës A kundër Francës, të enjten mbrëma... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)