Sport

Ujkani pret përkrahjen e shqiptarëve në ndeshjet e radhës

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka thënë se Kosova në ndeshjen e sotme ka treguar një lojë të mirë.

“Ne kemi luajtur njësoj si në pjesën e parë si në pjesën e dytë. Nuk është lehtë me i lanë disa lojtarë të mirë në bankë dhe prapë me mbajtë atmosferën në ekip, ky është mentaliteti ynë”, ka thënë Ujkani.

“Në Azerbajxhan morëm një pikë shumë të madhe që e kemi marrë, sepse fusha ka qenë shumë e rrezikshme. Ne duhet të shikojmë ndeshje për ndeshje, nuk i shikojmë tjerët. Presim që gjithë populli me na prit qysh na ka prit deri tash, sepse është një përkrahje shumë e madhe për ne në fushë”, ka thënë ai.