Një kapitull të ri hap ndeshja e së hënës që Kosova e luan ndaj Ishujve Faroe.
Për herë të parë përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë një ndeshje zyrtare garuese në shtëpi, përkatësisht në territorin e vendit. Ndeshja Kosovë - Ishujt Faroe luhet të hënën (sot) prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Pikërisht ndaj Ishujve Faroe kishte nisur edhe një prej disa kapitujve të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Ishujt Faroe ishin kundërshtari i parë i Kosovës pas pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në dy asociacionet ndërkombëtare të futbollit, Federata kosovare ishte pranuar në muajin maj të vitit 2016 dhe si për të vazhduar festën, menjëherë më 3 qershor të atij viti ishte luajtur miqësorja në Frankfurt të Gjermanisë. Ishte një moment me shumë entuziazëm te drejtuesit e futbollit kosovar, te lojtarët e trajnerët, e po ashtu te tifozët e shumtë të Kosovës.
Bashkatdhetarë nga shumë vende evropiane, por shumica nga Gjermania, ia kishin mësyrë Frankfurtit për të përkrahur nga afër djelmoshat kosovarë. Koha kur Kosova kishte të drejtë vetëm për ndeshje miqësore tashmë kishte marrë fund... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
10 shtator 2018 11:41
-
Shpërndaje në: