Sport

Kombëtarja synon të godasë Skocinë e “plagosur”

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll synon ta fitojë edhe ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. Kombëtarja në Glasgow të Skocisë nuk ka udhëtuar për të marrë një pikë, por tri pikë.

Kështu ka deklaruar përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci në konferencën për media të mbajtur të dielën mbrëma, shkruan sot “Koha Ditore”. Për të fituar pikët e plota Panucci kërkon nga futbollistët e tij të japin maksimumin.

Ndeshja Skoci - Shqipëri do të zhvillohet të hënën (sot) nga ora 20:45 në stadiumin “Hampden Park” të Glasgowit, në kuadër të grupit 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Për Skocinë do të jetë ndeshja e parë në Ligën e Kombeve, kurse Shqipëria ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 1:0 ndaj Izraelit në Elbasan, të premten.

Skocia debuton në garën e re të UEFA-s, pas humbjes së pësuar në miqësoren ndaj Belgjikës, të premten me rezultatin 4:0... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)