Sport

Kosova synon fitoren e parë, Challandes e Ujkani deklarohen para sfidës ndaj Ishujve Faroe

Kosova zhvillojë seancën e fundit stërvitore në prag të duelit të dytë në Ligën e Kombeve, me Ishujt Faroe.

Pas barazimit pa gola me Azerbajxhanin në Baku, Kosova kërkon fitoren e parë në Ligën e Kombeve dhe në një garë ndërkombëtare që nga anëtarësimi në UEFA, transmeton KTV.

Ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe zhvillohet të hënën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.