Sport

Xhaka e Shaqiri kërkojnë falje për festën me shqiponjë ndaj Serbisë

Yjet shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, bashkë me kapitenin e Zvicrës, Stephan Lichtsteiner kanë kërkuar falje për festën me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botërorin “Rusia 2018”.

Kjo kërkimfalje vjen pas reagimit të ashpër në Zvicër për shqiponjën dykrenore dhe raportimeve se Xhaka nuk e meriton të mbajë shiritin e kapitenit pas këtij rasti, raporton Blick, transmeton Koha.net. Lojtarët kërkuan falje në një konferencë të pazakontë për media, në hotelin ku po qëndron ekipi para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

“Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk ndodh më”, ka thënë Xhaka në një konferencë për media, teksa Shaqiri ka shtuar se “u kërkon falje të gjithë atyre që janë ndier të sulmuar”.

Futbollistët ishin gjobitur nga FIFA pas kësaj feste në qershor.