Sport

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër, e mërkurë, prej orës 12:00 do të nisë shitja e biletave për përballjen Kosovë – Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave sillen nga dy euro për tribunat Veri dhe Jug, tri euro për Lindje, pesë dhe dhjetë për Perëndim si dhe 50 euro për biletat VIP.

Pikat e shitjes janë këto:

  • Z-Mobile, Prishtinë – rr. Perandori Justinian, Qyteza Pejton (afër British Council)
  • Z-Mobile, Prishtinë – Sheshi Nëna Terezë, Nr.15 (përball Ministrisë së Kulturës)
  • Z-Mobile, Pejë – rr: Mbretëresha Teutë (ndërtesa e Hotel Gold-it)
  • Z-Mobile, Gjilan – Bulevardi i Pavarësisë (Qendër, Te xhamia, përball kafiterisë Soho)
  • Z-Mobile, Gjakovë – rr. Nëna Terezë 459 (afër Kuvendit komunal, përballë kafiterisë Indeks)
  • Z-Mobile, Prizren – rr. Remzi Ademai nr. AB (Afër komunës)
  • Z-Mobile, Ferizaj – rr. Dëshmoret e kombit 100 (përball Kishës dhe Xhamisë)
  • Z-Mobile, Mitrovicë – sheshi Isa Boletini (përballë Kuvendit komunal)