Sport

Allegri: Juventusi tani respektohet në Evropë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk është ndarë shumë i kënaqur me fitoren 3 me 0 ndaj Barçës në Ligën e Kampionëve, por thotë se klubi i tij tani respektohet në Evropë.

Juve nisi fuqishëm ndeshjen duke realizuar dy gola në 22 minuta para se Giorgio Chiellini të shënonte në pjesën e dytë për 3 me 0.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ishte performancë e mrekullueshme, luajtëm mirë teknikisht në sulm dhe në mbrojtje. Është hapi i parë drejt gjysmëfinales, pasi ndeshja e dytë do të jetë ndryshe”, ka thënë ai për “Mediaset Premium”, transmeton Koha.net.

“Në Barcelonë udhëtojmë me synimin të shënojmë gola. Juventusi ka respekt për Evropën dhe mbi të gjitha po respektohet në Evropë. Ky është rezultati më i mirë imi në tri vjet këtu”, ka shtuar më tej italiani.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Camp Nou.